Gjatë jetës janë të pakta momentet që mbeten në memorien e njeriut. Edhe Ersa deri tani kishte veçuar disa të tilla por në listë, shtoi padiskutim, edhe kujtimin e festës së 20-vjetorit.

Një ditëlindje mes trëndafilash të kuq, mes pasionit ashtu siç është edhe vetë mosha.

Në sfondin e zi, detajet që mbanin ngjyrën e kuqe veçonin dhe i jepnin festës një bukuri të veçantë.

Qirinjtë dhe trëndafilat e kuq ishin elementet kryesorë të festës, që me ndërthurjen e tyre i jepnin sallës ndriçim dhe aromë magjie.