Xhilda Osmani, hodhi hapin e saj të 22-të drejt jetës. Mosha më e bukur, më e freskët dhe plot ngjyrë.

Ashtu ishte dhe ambienti ku Xhilda festoi këtë ditë të shenuar, gjithmonë në kujdesin e stafit të përkushtuar të Class AV.

Nuancat e ngjyrës violet dominonin në sallën e “Vila Alehandro” dhe detajet e verdha të vendosura me shumë kujdes ndërthureshin me atmosferën e krijuar dhe përcillnin një freski më vete.

Rreth 100 të ftuar shijuan cocktail-in dhe uruan përzemërsisht miken e tyre. Urimi ishte i dyfishtë në këtë rast, sepse Xhilda zgjodhi që në festën e ditëlindjes të promovonte dhe librin e saj autobiografik “Gjurma”.

Ja disa nga detajet që bënë këtë festë të veçantë për Xhildën por dhe gjithë të pranishmit.