Një çift nga Finlanda, Alex Coulson dhe Sarah Page, kanë zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për ceremoninë e martesës së tyre - ndryshe nga të gjithë dhe larg nga të gjithë. Një dasmë përrallore, e gjitha e pushtuar nga bardhësia e borës.

Çifti u martuan më 1 dhjetor, por e veçanta ishte i ftuari: vetëm fotografja dhe organizatorja e të gjithë ceremonisë, Ann Peters, e cila në faqen e saj ka postuar shumë prej momenteve të kësaj aventure mbresëlënëse.

Çifti kanë nisur aventurën nga një objekt intim prej xhami për të vijuar me fiksimin e momenteve në shumë vende të tjera. Ka qenë një dasmë e gjatë për plot 16 orë xhirime dhe foto duke përfshirë vende nga më të bukurat: ceremoninë në rezortin “Kakslauttanen”, një set fotosh në borë, një vizitë afër fshatit Santa, darka tradicionale në Lappish, momente fantastike më slita në Northern Lights dhe shumë të tjera magjike.

Në një rrëfim për The Huffington Post, Ann ka treguar se kjo ceremoni ka qenë një aventurë e vërtetë për të: “Alex dhe Sarah ishin shumë argëtues dhe të këndshëm, i njihnin mirë limitet e tyre. Së bashku kemi eksploruar shumë vende magjike … Ishte bukur në të njëjtën kohë, sepse çdo copëz natyre më nxiste të krijoja momente magjike.” Shikoni këtë kolazh unik fotosh.