Kujtdo  i pëlqen surpriza. Nëse jeni duke planifikuar një festë për ditëlindjen e një mikeshe ose një të afërmi, ju duhet të filloni të pajiseni me disa nga idetë më efektive për të arritur një fund  suprizues dhe  të paharrueshëm. Bashkëpunoni me një skuadër sepse ata do ju ndihmojnë për një organizim më eficient. Duke ndjekur disa rregulla, do të jetë shumë më e lehtë që ta bëni planin tuaj të jetë një sukses.

Njihni mirë personin që doni të suprizoni

Ka disa njerëz që i urrejnë surprizat, kështu që në vend që t’i bëni të ndihen të veçantë, mund të ndihen të bezdisur. Pra, ju me të vërtetë duhet të njihni personalitetin e personit që keni planifikuar të suprizoni.

Lista e të ftuarve

Për të shmangur rrëmujat, zgjidhni njerëzit më të dashur dhe që sigurisht do ta gëzonin personin që do surprizoni.

Vendndodhja

Për vendin e realizimit të party-t mund të zgjidhni një vend ku shkoni zakonisht. Kjo bëhet për të shmangur çdo dyshim, sepse në qoftë se do të shkoni në një vend të panjohur, mund të shfaqen dyshime. Një ide shumë e mirë do ishte që party-n ta realizonit në shtëpi. Mobilizoni të gjithë pjesëtarët e familjes dhe krijoni mundësi që gjithsecili të merret me nga një detaj.

Tematika e festës

Frymëzohuni nga një temë e caktuar dhe rreth saj duhet të vërtiten të gjitha detajet që do përdorni. Do të jetë dicka shumë argëtuese dhe interesante, jo vetëm për presonin që do surprizoni, por edhe për të ftuarit.  Gjatë party-t mund të realizoni lojëra të ndryshme për ta bërë më interesante.

Përgatiti: Valbona Buçpapaj