Organizimi i një martese në pranverë nuk ka ndryshim nga organizimet në stinët e tjera, por ka më shumë alternativa për të realizuar një martesë magjike.

Ja disa këshilla që na vijnë nga “Class by Alketa Vejsiu” për një dasëm përfekte në pranverë.

Natyrë dhe ambjent i mbyllur- Në ngrohtësinë e pranverës, nuk ka vend më ideal se sa natyra për tu celebruar. Por mos harroni që bashkë me ngrohtësinë dhe diellin, vijnë edhe të papriturat, për këtë duhet të keni një ‘backup plan’ nëse nëna natyrë ka rezervuar ndonjë surprizë të pakëndshme. Ambjentet me taraca apo kopshte të mëdha përpara janë zgjedhja më e mire për të zhvilluar eventin, ku celebrimi mund të zhvillohet në natyrë dhe darka në sallën e mbyllur.

Celebrim në natyrë- Përse të mos realizoni një ceremoni në natyrë, ku elementët e dekorit të ndërthuren me gjelbërimin duke krijuar një atmosferë romantike. Një altar i mbuluar me trëndafila, path-i drejt lumturisë i mbushur me petale dhe një buqetë e vogël në çdo karrige janë detajet chic që çdo event i organizuar nga “Class by AV” i ka.

 Lule natyrale- Lulet natyrale janë një zgjedhje ideale për të sjellë në ambjentet e brendshme freskinë e pranverës. “Class by Alketa Vejsiu” rekomandon trëndafilat e bardhë pasi janë pjese e pranverës dhe ngjyra e bardhë i bashkohet ëmbël çdo tematike që ju keni zgjedhur.

Dekoro me pranverë!- Përdorimi i ngjyrave dhe materialeve që përshtaten me këtë sezon krijojnë tematikën e pranverës që ju kërkonit. Mbulesa me lule, trëndafila të bardhë, fjongo rozë dhe ngjyrat pastel janë kombinimi i duhur për një dasëm pranverore.

 

Dhe mos harroni, zgjidhni “Class by AV” për martesën e ëndrrave.