Vera e këtij viti duket sikur nuk do të përfundojë kaq shpejt dhe në Class Events ne iu gëzohemi ditëve të ngrohta dhe mbrëmjeve të kadifenjta, për të vazhduar sa më gjatë traditën e bukur që kemi nisur me festat në jaht, në mes të detit.

Vetëm pak ditë më parë, pikërisht në jaht, nën dizajnin e Class Events, u organizua festa e beqarisë së këngëtares Xhensila Myrtezaj që duhet të ketë frymëzuar ëndrrat e shumë vajzave dhe mikeshave të tyre për të pasur një  bachelorette party mes ujërave të kaltra, për disa orë të gëzueshme jo vetëm larg burrave, por edhe larg zhurmave të qytetit dhe tokës...

Sigurisht vetëm për pak sepse ne në Class, mbi të gjitha festojmë dashurinë dhe sigurisht që nuk ka asnjë vend më intim e romantik sesa një jaht ku një djalë mund t'i propozojë një vajze, ku një çift mund të kujtojë datën e rëndësishme të lindjes së dashurisë, apo një kapiten romantik mund t'i dhurojë sirenës së tij një mbrëmje të veçantë ku dëgjohet vetëm zhurma e valëve dhe rrahjet e zemrës...

Por sigurisht mund të jetë edhe një festë e çmendur, me shampanjë e fishekzjarrë...një festë ditëlindjeje me tullumbace dhe trëndafila, një fundjavë miqsh me muzikë e hare.

Në New York City, festat në yacht janë në majë të listës së organizimit të eventeve, për luksin dhe veçantinë që përmbajnë...Shihni energjinë që përcjellin fotot e festës së beqarisë së Xhensilës, organizuar me kërkesën e mikeshës së saj Drilona Boçi dhe do u jepni të drejtë njujorkezëve, por sakaq ne kemi natyrën tonë të mrekullueshme mesdhetare, ujërat e kristalta dhe brigjet fantastike, që i japin shumë atmosferë festave në det për të mos u zilepsur pas pamjeve që vijnë nga larg.

Jahti dhe skuadra e Class Events që prodhon pa reshtur ide të reja për t'i bërë të paharrueshme festat tuaja, janë gjithmonë gati për një lundrim të ri, për të gjithë ju që ju tërheq magjia e një feste unike në jaht, apo që toka ka nisur t'ju duket shumë mainstream...