Profesioni është pjesë e jetës. Sokoli ka zgjedhur ta ketë edhe në ditën e dasmës. Ai është veshur me uniformën e Forcave të Armatosura gjatë celebrimit të tij martesor me të dashurën Xhenis.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj që ka drejtuar martesën civile ka postuar më pas disa foto bashkë me komentin për këtë martesë ndryshe. “Si eshte ajo, kush do te flase tani, ose te heshte pergjithmone?? Po kush guxon, me dhendrin ushtarak! Urime nga zemra Xhenis ❤ Sokol!”, shkruan ai.

Urime ka dërguar edhe shefja e Sokolit, ministrja Mimi Kodheli. “Urime e jetë të lumtur Xhenis & [email protected]_Shqiptare në krye të detyrës!”, shkruan ajo, me siguri, e kënaqur që ushtaraku po mban uniformën ushtarake edhe në ditën e tij të veçantë.

Me ç’kuptohet, shumë shpejt ata do të bëhen një familje më e madhe.