Një ceremoni ndryshe nga të tjerat, mes ngjyrave pastel, trëndafilave rozë, simetrisë së pagabueshme, e sigurisht dashurisë. Këtë zgjodhën për ditën më të rëndësishme të jetës së tyre Ira dhe Ledio.

Tavolinat e vendosura në formë katrore, që në qendër mbanin çiftin, e rreth e rrotull të ftuarit, pothuajse ishin pushtuar nga trëndafilat “rose bebe”.

Reflektimi i tyre në pasqyrën e tavolinave, i shoqëruar nga drita e qirinjve, e bënin atmosferën tepër të ëmbël.

Një ceremoni e ndërtuar mbi ngjyrat që reflektojnë pastërti dhe thjeshtësi. E bardha, roza dhe e gjelbërta ishin kudo.

Atje ishin edhe detajet e personalizuara të kësaj feste. Ato që do u kujtonin të gjithëve këtë ditë të veçantë.

Nëse jeni duke pyetur për tortën, tani merrni menjeherë përgjigje. Ajo ishte e vendosur në këndin e saj, sa e thjeshtë aq edhe e bukur. E rrethuar nga qirinjtë, e shoqëruar nga aroma e trëndafilave të bardhë.

Ishte një ditë e paharrueshme për çiftin, e kështu do të mbetet. Sepse kur në gjithçka vendos pasion dhe Class arrin t’i bësh ëndrrat realitet.