Nuk është diçka që i ndodh kujtdo, që martesën t’ia celebrojë gjyshi dhe nuk është gjithashtu e zakontë që gjyshi të jetë ish-President, por Endi e pati këtë mundësi që ia bëri edhe më unike ditën e dasmës me të dashurën e zemrës, Rominën.

Dy të rinjtë shkëmbyen premtimet para Alfred Moisiut, ish-Presidentit, i cili me rigorozitetin e një Gjenerali, por edhe zemrën e një gjyshi, drejtoi celebrimin e martesës së nipit të tij të dashur.

Ishte një festë shumë elegante e organizuar për herë të parë në Shqipëri, në Plazza Hotel, me stil Chanel duke u mbështetur te dyshja klasike e ngjyrave, e bardhë dhe e zezë dhe te nuancat e luleve natyrale që shtonin ndonjë detaj të ngrohtë në dekorin modern.

Çdo imtësi e festës, celebrimit dhe darkës ishte dizenjuar nga kompania Class Events.

Momentet e veçanta emocionuese janë kapur nga aparati i Vanit, të Class Photography.