Evenimentet dhe celebrimet e ndryshme marrin formë nga detajet në stil dhe dekor. Që celebrimi juaj të ketë sukses, Class AV përqendrohet që çdo detaj të jetë i veçantë dhe sigurohet që të pasqyrojë lumturinë tuaj në atë ditë.

Mirë se vini në botën tonë magjike. Po ju paraqesim vetëm një fragment të asaj që Class AV mund të realizojë për ta bërë ditën tuaj më të lumtur të paharrueshme.

Vendi është gjëja e parë që mendohet në organizimin e një celebrimi, nëse do bëhet në Kishë, në një restorant, në një ambient të mbyllur apo jashtë në natyrë.

Nëse celebrimi juaj do të bëhet në një ambient të mbyllur kjo nuk do të thotë që dekori do të jetë më pak i veçantë. E gjithë rruga e altarit është e zbukuruar me petale trëndafili dhe me qirinj të ndezur të vendosur në gota të mëdha qelqi. Po ashtu edhe dekorimi me pemë të bardha, shandanë ndriçues, qirinj të vendosur përsëri në gota qelqi dhe altari i mbuluar me një tapet të gjatë të bardhë, janë një ide shumë e mirë organizimi.

Nëse doni që celebrimi juaj të organizohet, për muajt që vijnë, në plazh, kjo është një nga mënyrat se si mund të organizojmë çdo gjë me stil dhe dekoret e duhura. Vendi ku do të bëhet celebrimi është i krijuar me 4 kolona të mbështjella me një perde të bardhë, të dekoruara me lule të bardha natyrale dhe me një shandan me qirinj të vendosur në qendër.Altari për në vendin e celebrimit është e ndërtuar me dërrasa dhe anash janë vendosur fenerë me qirinj brenda për ta bërë gjithçka akoma më romantike. Karriket janë të bardha, të dekoruara me lule po të bardha dhe të lidhura me fjongo. Një tjetër ide është edhe organizimi me buqeta të rrumbullakëta me lule të bardha në vend të fenerëve me qirinj.

Lulet dhe ngjyrat janë një element shumë i rëndësishëm i dekorimit tonë. Prandaj nuk mungojnë as trëndafilat e kuq dhe lule rozë të mbështjellë me fjongo ngjyrë vjollcë dhe të kombinuara me karriket që janë të  dekoruara me perde ngjyrë rozë. Po ashtu edhe këto lule të bardha natyrale, të vendosura në vazo qelqi të mbështjella në fjongo të bardha që i japin ceremonisë një pamje chic.

Detajet: Disa detaje të tjera të ceremonisë, po njësoj të rëndësishme, janë tabelat me dedikime të personalizuara.