Nëse do kërkonim pak larmi, pas disa eventeve familjare, përgjigjja ideale është një festë koorporate.

Më 23 janar, në ambientet e City Park, Class AV pati kënaqësinë t’i jepte formë festës së 25-vjetorit të krijimit të Agna Group-it. Një mbrëmje Gala e kompanisë, me 1000 persona në stafin e saj, ishte dëshmi e sipërmarrjeve të mëdha, edhe me përmasa jashtë së zakonshmes në njerëz dhe hapësira.

Ndriçimi i sallës iu besua qirinjve. Shandanët e bardhë dhe të kristaltë shenjonin çdo tryezë, ndërsa dekori ishte përqendruar në ngjyrat blu dhe të bardhë të logos së kompanisë duke shfrytëzuar detaje si pasqyra dhe fjongo në karrige.

Në sallë, u mbajtën fjalimet e rastit, me pjesëmarrjen e veçantë të Alketa Vejsiut, ndërsa shpërndarja dhe dekorimi i tavolinave ishte bërë me qëllimin për të krijuar një atmosferë sa intime aq edhe gjithëpërfshirëse.

Sigurisht festa e kompanisë, si çdo ditëlindje, pati edhe çastin kulmor të tortës me qirinj.

ClassAV tashmë ka krijuar traditë në organizimin e çdo eventi, nga ato më intimet dhe të thjeshtat, te mbrëmjet madhështore të korporatave, duke kërkuar çdo ditë risi për secilin prej tyre.