Parisi është kryeqyteti  i dashurisë, karakterizuar nga atmosfera sensuale, romantike, kultura bohemiane, i mirënjohur për stilin Art Noveau, shik dhe elegant. Nëse jeni duke planifikuar dasmën tuaj dhe keni menduar të përfshini tematikën e një qyteti që përcjell  romanticitet, këtu mund të gjeni disa detaje që transmetojnë pak “Oh, la la!” në ditën tuaj më të rëndësishme.

Fotografia: Armand Sallabanda

Shumë çifte  e lidhin historinë e tyrë të dashurisë ose kujtimet më të bukura me Parisin – qytetin e përjetshëm të dashurisë, të tjerë e kanë ëndërr ta shohin apo ta vizitojnë. Silvi dhe Endri janë një prej çifteve që ia besuan organizimin dhe dekorin e eventit te tyre Class by Alketa Vejsiu.

Ftesa, sipas stilit parisian

Një pikë kyçe që do të mbetet në kujtesën e miqve dhe të afërmve tuaj është ftesa  - kontakti  i parë me eventin. Jepini një prekje origjinale çdo detaji të eventit, duke e nisur me ftesën origjinale, pse jo edhe të personalizuar! 

Dekorimi i ceremonisë së celebrimit

Ceremonia  e celebrimit është ajo që shenjon bashkimin në martesë të dy të dashuruarve, por edhe që regjistrohet në kujtesën e të ftuarve. “Skena” e saj duhet të krijojë një harmoni mes ngjyrave dhe detajeve për të zbutur formalitetin e këtij momenti. Ndërthurja e ngjyrës rozë, vjollcë dhe të bardhë me detaje të gjelbra i sjell pranverën këtij momenti duke e bërë  të veçantë dhe  elegant.

Mos harroni fjongot dhe lulet në karrige! Prania e tyre jua bën më të ëmbël rrugën drejt altarit.

Buqeta e nuses

Asgjë nuk e sjell atmosferën dhe freskinë pranverore më bukur sesa një buqetë vibrante me peonia ngjyrë rozë, shoqëruar me pupla të bardha.

Momenti  i koktejlit

Nën sfondin muzikor, me gotën e  verës  ose proseço-s në dorë duke biseduar në pritje të çiftit. Kjo është atmosfera e zakonshme që mbizotëron në eventet tona, por duhet një prekje “magjike” per ta bërë më të këndshme këtë moment. Tavolinat e larta mund të vishen me mbulesa ngjyrë roze (pjesë e tematikës qëndrore. Kompozimet me lule natyrale janë një domosdoshmëri.) 

Ndriçimit  të mbrëmjes  i shtohet shkëlqimi i lanternave dhe kafazeve me qirinj. Shiritat e dritave amerikane plotësojnë skenografinë në mënyrë të përsosur.

Meqenëse  jemi ende në “Paris”, nuk mund të mungojnë fotot me pamjen e kullës Eiffel. Për këtë shërben baneri i printuar, që mund të vendoset në pjesën e koktejlit.

                          

Emrat e të ftuarve

Nëse nuk mund të shkoni në Francë, mund ta sillni atë këtu, duke vendosur emrat dhe fotot e rrugëve apo monumenteve të ndryshme kulturore  mbi  tabelën orientuese në hyrje të restorantit me numrat e tavolinave.

Tavolina e çiftit

Kush mund ta stimulojë atmosferën romantike dhe ta sjellë Francën tek ju më mirë se kulla Eiffel në sfondin e qiellit parisian?

Tavolina e të ftuarve

A ka më mirë se kur ndërthuret klasikja me modernen?  E bardha dhe pasteli nuk mund të zëvendësohen me asgjë tjetër, kur shijet janë të rafinuara dhe elegante. Përdorimi i dantellës i jep një prekje “Shabby Chic” eventit tuaj.  Lidhja e pecetave ose detaji  i karrigeve mund të jenë dy opsione.

Macarons

Nëse asnjëherë nuk keni provuar  macarons – ky është momenti i duhur: ju sugjerojmë të provoni një. Kjo ëmbëlsirë tipike franceze është bekim për shijet tuaja dhe jo vetëm estetikisht e bukur.

Në fund, çfarë mbetet tjetër? Një muaj mjalti në Paris!

Fotografia: Armand Sallabanda

Organizimi & dekori: Class by Alketa Vejsiu

Fotografitë: Class Photography by Orsola

Look by Class Make Up & Hairstyle Studio

Dasma Endri & Silvi: 15.08.2015