Në Greqinë e lashtë orkidea ishte një nga ornamentet zbukuruese më delikate, duke përfaqësuar dashurinë, luksin, bukurinë dhe forcën... Të gjitha këto Class Events i solli në një tavolinë të vetme për një nga darkat private më luksoze e organizuar pak ditë më parë në qendër të Tiranës.

 

Dekori sa minimal aq edhe elegant, në ngjyra bazike si bluja royale, u jep mundësinë detajeve e aksesorëve të jenë të dukshme e të shkëlqejnë nën dritat e qirinjve. Serviset gold të vendosura sipas rregullave bazë dhe pjatat të cilat mbajnë secila nga një mbishkrim të personalizuar për të ftuarit, e bëjnë ambientin më të ngrohtë dhe tepër klasik, duke i dhënë rëndësinë e duhur okazionit.

Karriget transparente luajnë një rol kryesor në unifikimin e gjithë dekorit duke i shtuar një dozë shkëlqimi, që sipas arkitekteve të Class Events, rezulton se asnjëherë nuk është i tepërt.

Ëmbëlsira për në fund..torta! Si mund të ishte tjetër përveç se një rikrijim i petaleve të orkidesë? Një tavolinë perfekte, e menduar deri në detaj, sepse ne e dimë që janë detajet ato që bëjnë diferencën.