Jeni lodhur nga trëndafilat, orkidetë e tulipanët në dekoret e tavolinave? Këtë herë Class sjell për ju një ide tërësisht origjinale, me thjeshtësinë dhe origjinalitetin që e karakterizon fshatin. Levandat e thata, lule pambuku e rozmarina ishin lulet e zgjedhura për të realizuar këtë drekë, ku mund të themi se janë elementet kryesore për një temë country-vintage. Si detaje identifikuese janë pecetat ngjyrë mente, ku ndryshe nga ç'kemi parë në rutinat ditore e restorantet ku i gjejmë të palosura në shumë mënyra, ky variant vjen më i "shkujdesur".  Shpesh herë, kur kompozoni diçka, të improvizuarit në moment ndonjëherë është sekreti i një rezultati kaq elegant.  

 

Përsa i përket trendeve të dekoreve, lulet e thata janë një nga tendencat e pranverës, ku sa vjen e më shumë drejtohemi drejt stilit minimal, pastërtisë dhe thjeshtësisë.

Karriget kryq janë një nga koleksionet e reja të Class Events, të cilat janë një gjetje ideale për një drekë apo darkë në ambientet e jashtme. Nëse keni në plan një event në ambientin tuaj familjar, ditëlindje apo një darkë mes miqsh, Class ju bën të mundur një kompozim kaq chic, edhe të përsonalizuar, pse jo?!

Për vendosjet e serviseve, pjatave e koordinatave të tyre, lexoni artikullin e plotë "Si të shtrojmë një tavolinë perfekte" (kliko këtu) që tryeza të marrë një pamje perfekte.