Isha shumë e dobët ditën e dasmës dhe përsëri dukesha sikur isha shtatzënë. Nuk po them që isha kockë e lëkurë. Kisha ngrënë normalisht gjatë muajit para dasmës, nuk kisha pirë shumë pije alkoolike dhe kisha vrapuar disa kilometra çdo ditë. Kur bëra provat e fustanit, më dhanë masën më të vogël të mundshme. Dukej si çmenduri megjithatë e pranova dhe e bleva fustanin.  

Bleva dhe gjithë veshjet intime të asaj dite, por vendosa ta lija korsenë. Më bënte të dukesha si Scarlett O'Hara, në kuptimin e keq të fjalës dhe më shkaktonte kruarje në lëkurë. Fustani nuk ishte shumë i ngushtë dhe barku më dukej i sheshtë kur dola nga hoteli për të shkuar në ceremoninë time.

Megjithatë, janë të paktën 11 fotografi ku unë dukem sikur jam shtatzënë në ditën e dasmës. Kushërira ime e ëmbël shtatëvjeçare madje më pyeti kur do të lindja.

Pse po e përmend këtë? Dua të flas sepse për nuset ka një listë pritshmërish ditën e dasmës. Ne duhet të dukemi perfekte, të sillemi në mënyrë perfekte, të kemi aromë perfekte e ta kemi lëkurën të lëmuar dhe pa asnjë qime si fëmijë. Ndërkohë, im shoq u përgatit për ditën e dasmës duke pirë birra me miqtë e tij. Të gjithë mendojnë normalisht që disa javë para dasmës ti nuk duhet të hash fare, sepse kështu bëjnë nuset.

“Ty nuk po të ofroj, sepse ti me siguri je në dietë.”

“Po shkon në palestër që të të bëjë fustani?”

“Duhet të jesh duke ngordhur urie!”

Të gjithë e imagjinojnë vetvetiu që je duke luftuar kundër asaj shtresës së dhjamit në sqetull.

Unë e kisha barkun të fryë ditën e dasmës sepse desha ta shijoja atë ditë. Nuk fjeta që në orën 20.00 një natë më parë, por piva birra dhe hëngra biftek me shoqet deri vonë.

Edhe ditën e dasmës piva shampanjë dhe shijova gjithë ushqimet. Që i kishim edhe shumë të mira!

Nuset e lumtura kanë bark. Nuset e lumtura e marrin lehtë dhe nuk e kanë mendjen për të thithur barkun. Nuset e lumtura mund të kenë harruar të depilohen mbi gju. Nuk ka asgjë të gabuar. Ne duhet ta festojmë këtë!

Dua që çdo nuse të ndihet pak më mirë për ato pak tule të shpinës që dalin jashtë nga fustani bust dhe për gjoksin që pashmangshmërisht duket anash.

Për të gjitha ato gra jo shtatzënë që burrat në autobus u kanë liruar vendin, shpresoj që fotot e dasmës sime t’u shërbejnë si inkurajim.

*Jo Piazza është bashkautore e librit "The knockoff".

elle.com