Jeta jote mund të jetë përshkruar nga shumë gjëra, ku shumica prej tyre janë kalimtare: Miqësohesh me njerëz fillimisht të panjohur, por shpejt lënë gjurmë në jetë, ndan me ta orë pa fund, kalon momente të gëzueshme dhe të mërzitshme, por ato nuk mbeten tatuazh në zemër dhe kështu me radhë….

Është i paevitueshëm ky cikël jetësor dhe këto rrugëtime janë pothuajse të njëjta derisa kurorëzohen me gjetjen e partnerit dhe vazhdimit të rrugës dyshe, pavarësisht gjinisë, moshës, racës dhe kombësisë. Në momentin që krijohet një strukturë e qëndrueshme, mundohesh t’i japësh jetë çdo sekonde dhe çdo gjë të dëshifrohet në dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit. Mënyra më e mirë për të mbajtur gjallë këtë marrëdhënie është përmes sjelljes dhe mosabuzimit ndaj mirësisë së të tjerëve. Tregohu e rezervuar dhe bëj kujdes në sjelljen me familjarët dhë të afërmit. Më poshtë ju japim disa këshilla.

Mos harro  rregullat e mirësjelljes

E pasjellshme dhe fjalëshumë? S’ke bërë ndonjë gjë të madhe, provo të bësh të kundërtën.

Mbaj mend, toleranca dhe mirësia duhet të jetë kodi juaj dhe qëllimi është që të bashkohen dy familje, përmes mirëkuptimit dhe besimit te njëri-tjetri. Ruaj qetësinë edhe pse ndonjëherë do të duhet të gëlltisësh  krenarinë tënde për të shmangur konfliktet dhe për të ruajtur ekulibrat.

Mos abuzo me shpenzimet

Ka pafundësisht gjëra që mund të tundojnë por mundohu t’u rezistosh. Dita e dasmës po afron dhe mund të dëshirosh të shëtisësh, por t’ju them një fjalë këshilluese? Mos e bëj këtë. Është një akt i projektuar për të të shkëputur përkohësisht nga stresi i dasmës, por a e di se çfarë fshihet pas kësaj? Një shpenzim monetar që ndoshta se kishit llogaritur.  Shërbejuni udhëtimeve çift dhe shfrytëzojini ato pas dasmës.

Mos kontaktoni me pasionin/et e vjetër

Është e vështirë t’i thuash “goodbye” beaqrisë, por ka ardhur koha dhe duhet ta bësh. Lëri mënjanë pasionet e vjetra dhe mos u tundo nga sms-të dhe email-et që ai të ka dërguar, për pak ditë do martohesh dhe një kapitull i ri do nisë në jetën tënde.

Mos e tepro në stërvitje

Merre shtruar dhe mos pretendo të humbasësh kile për një periudhë shumë të shkurtër kohore. Mendo për shëndetin dhe sesa dëm do i bënte organizmit një luhatje kaq e shpeshtë e peshës dhe për të mos mjaftuar kjo, mendoni edhe për njërëzit që të rrethojnë: ata të duan ashtu siç je, pavarësisht me ose pa disa kile!

Mos nxirr gjithçka nga vetja

Kjo nuk është koha për të fshirë të gjitha kujtimet sentimentale nga ditët e beqarisë ose të adoloshencës. Të qenit vetëm në një ashensor me shokun e atëhershëm të shkollës së mesme, veshjet sexy, pirsing e bërë gjithandej, festat në disko dhe kafet e gjata pas mësimit duke i shoqëruar me alkool, pse jo edhe me nga një cigare… hiqi nga mendja dhe mbaji tani për tani në një kuti kujtimesh sepse do të dëshirosh t’i rikujtosh, ndoshta kur fëmijët do bërtasin nëpër shtëpi dhe burri shikon programet sportive.

Kujtimet, miku më i mirë për të mbytur vetminë.

Mos u bëj negative

Po, kjo është dita jote, por mos luaj me gjaknxehtësinë dhe temparamentin. Ndjenjat e këqija dhe energjia e keqe do të rezultojë në një kohë të keqe për të gjithë. Askujt nuk do i pëlqente një “Nuse Negative” dhe askush nuk do ta falë sjelljen e keqe vetëm për shkak se ti je nusja.

Mundohu t'i shmangësh dhe syno drejt sjelljeve me dashuri, dritë dhe pozitivitet.

Gjëra të çuditshme me flokët? Mos e bëj këtë gabim

Kjo nuk është koha për të eksperimentuar. Qëllimi është që të rrezatosh vetveten. Rri në atë që të bën të dukesh dhe të ndihesh sa më bukur dhe e sigurt  për pamjen tënde.

Mos harro të jesh mirënjohëse

Asnjëherë mos harro sa me fat dhe sa e nderuar je që arrite në këtë ditë: Je lumturia dhe gëzimi i të dashurit të zëmrës dhe gjithçka po finalizohet ashtu siç e kishe ëndërruar që në vogëli.

Gjallërohu dhe fal sa më shumë buzëqeshje. Dhuro dashuri, dashuri, dashuri-sepse, në fund të fundit, kjo është e gjitha çka duhet në të vërtetë.