Cila vajzë nuk e ka ëndërruar ditën më të bukur të jetës! E veshur me një fustan vezullues, me vello të gjatë, të gjatë, me një siluetë femërore elegante dhe tejet romantike, është praktikisht "A wish come true"! Nuk po flasim për fundin e lumtur të një historie dashurie, për finalizimin e jashtëzakonshëm të saj!

Pas 10 viteve së bashku, Solida Hoti dhe Klodian Ferko jetuan mrekullisht ndjenjën e tyre në zemër të kryeqytetit më romantik të Evropës, Parisit. Ky qytet mban brenda jo vetëm historinë dhe vlerat e jashtëzakonshme historike, por për Sonildën ka kuptim dyfish. Aty ajo mori propozimin unik që do i ndryshonte tërësisht rrjedhën e jetës.

Dhe kjo ka ndodhur në vitin 2011! Nuk ka si të mos kujtojë më ëndje çdo detaj të këtij momenti magjik.  Ishte muaji shkurt, binte dëborë, ishte shumë ftohtë, por ndërkohë ajo me partnerin kishin vendosur të vizitonin kryeqytetin e Francës. Në atë vit edhe fluturimi i avionëve ishte ndaluar zyrtarisht, për shkak të motit të keq, por asgjë nuk e kishte penguar aventurën e tyre që të merrte jetë.

Në pikën më të lartë të kullës Eiffel, ai u gjunjëzua para saj, me një unazë në dorë dhe i kërkoi që të martoheshin bashkë! Në ato momente, Sonilda nuk e ndjeu më të ftohtin në lëkurë, sepse zemra e saj po "dilte vendit" nga emocionet. Ishte një "Po" pa mëdyshje, e sigurt, e thënë me zë të lartë.

Foto nga Orsola Mema

Ata vendosën që ta rijetojnë këtë ngjarje magjike, sërish duke zgjedhur Class by AV! Së fundmi, vetëm përpara pak ditësh Sonilda dhe Fatjoni realizuan setin e tyre të fotografisë me Orsola Memën. Një tjetër dimension i dashurisë së tyre u finalizua në një set fotografik të mrekullueshëm, i cili u realizua sërish aty ku mori kuptim ndjenja e tyre, në qytetin romantik të Parisit. Fotot e para të dasmës janë realizuar atje, ndërsa ceremonia do të zhvillohet në 19 Gusht në Tiranë, në kompleksin "Royal Hill"!

Foto nga Orsola Mema

Sërish, zgjedhja e tyre është Class, sepse siç thotë Sonilda: "Aty gjithçka realizohet siç ka emrin, plot class. Në detaje, në ide, në gjetje fantastike, dekori, fustanet, fotografia, çdo organizim që bëhet me kompaninë Class by AV është zgjedhje e sigurt sepse rezultati është ai i dëshiruari, gjithmonë"!

Por, përpara konkretizimit të ceremonisë së dasmës ka ende kohë përpara, ndaj ne le të shijojmë bashkarish pak nga magjia parisiene që përcillet mjeshtërisht përmes momenteve të fiksuara në aparatin e Class Photography nga Orsola Mema.