Modelja shqiptare na la pa fjalë kur papritur e pakujtuar publikoi foto nga martesa e saj. Një martesë e çmendur, në Las Vegas, vetëm në praninë e dëshmitarëve, ku Anxhela Martini ishte veshur me fustan të zi, të tejdukshëm që i zbulonte dhe më shumë linjat e saj prej modeleje.

Megjithatë nuk paska qenë vetëm kaq. Ajo sot ka postuar disa foto të tjera me fustan të bardhë, edhe pse sfondi mbetet po aq jokonvencional sa Las Vegas-i.

"Për të gjithë ata që nuk më kanë parë me fustan të bardhë", shkruan modelja.

 

For the ones that didn’t see my white wedding dress..😉

A post shared by Angela Martini (@angela_martini) on

Ne nuk kemi ku ta shohim, ajo e ka në dorë të na tregojë çfarë po bën dhe me ç'po kuptojmë dhe të na lërë pa fjalë me jetën si në filma.