Kur dëgjojmë për një martesë, mendojmë për nusen dhe fustanin e bardhë. Megjithatë, jo gjithmonë fustanet janë të bardha. Disa nuse kanë zgjedhur të jenë jokonvencionale duke u veshur me gjithçka tjetër veç së bardhës në ditën e tyre të rëndësishme. Siç ka bërë dhe Angela Martini. Në të vërtetë në dasmën e saj me producentin rumun gjithçka ishte jokonvencionale, duke nisur që me vendin, Las Vegas.

Shohim veshjen e Angela-s dhe më pas shfletojmë fotot e disa prej nuseve ta famshme që kanë zgjedhur një fustan jo të bardhë për dasmën e tyre.

Angela Martini
Data e dasmës 11 dhjetor, 2017-Dhëndri Dragos Savulescu- Vendi Las Vegas-Në Las Vegas, modelja e njohur shqiptare u martua me producentin rumun e veshur me një fustan të zi tyli me pjesën e poshtme të tejdukshme.
Victoria Beckham
Data e dasmës 4 korrik, 1999-Dhëndri David Beckham-Vendi Kështjella Luttrellstown, Dublin, Irlandë-Pasi u veshën me të bardha gjatë gjatë celebrimit, çifti Beckham u ndërruan dhe zgjodhën veshje lejla Antonio Berardi për pritjen.
Elizabeth Taylor
Data e dasmës 12 maj, 1959-Dhëndri Eddie Fisher-Vendi Temple Beth Shalom, Las Vegas, Nevada-Aktorja ishte martuar dhe tri herë të tjera, para se të martohej me këngëtarin, Eddie Fisher, kështu që zgjodhi një fustan jotradicional për dasmën e saj të katërt, siç bëri në dasmën e pestë dhe të gjashtë me Richard Burton, në Ritz-Carlton në Kanada e më pas në Afrikë.
Jessica Biel
Data e dasmës 19 tetor, 2012-Dhëndri Justin Timberlake- Vendi Resorti Borgo Egnazia në Puglia-Një dasmë private për çiftin e njohur, ku nusja kishte zgjedhur një fustan tyli në ngjyrë të lehtë rozë.
Avril Lavigne
Data e dasmës 1 korrik, 2013-Dhëndri Chad Kroeger-Vendi Kështjella mesjetare Chateau de la Napoule pranë Cannes- Këngëtarja eci para 110 të ftuarëve, me një fustan të zi tyli Monique Lhuillier për të shkëmbyer premtimet me këngëtarin Kroeger, 38 vjeç. E gjithë tema e dasmës ishte gotike.
Chrissy Teigen
Data e dasmës 14 shtator, 2013-Dhëndri John Legend-Vendi Villa Pizzo, Liqeni Como, Itali-Ndërsa ishte duke provuar një nga fustanet e tjerë që veshi në dasmën e saj në Itali, pa këtë fustan të kuq mbrëmjeje të Vera Wang dhe e bleu sa hap e mbyll sytë.
Poppy Delevigne
Data e dasmës 24 maj, 2014-Dhëndri: James Cook-Vendi: La Mamounia, Marrakech, Marok-Në dasmën e parë në Londër ajo zgjodhi një fustan klasik të bardhë para dhëndrit, James Cook, por në dasmën e dytë në Marok, i shtoi ngjyra duke veshur këtë fustan romantik me lule, i markës Pucci, i dizenjuar nga Peter Dundas.
Sarah Jessica Parker
Data e dasmës 19 maj, 1997-Dhëndri Matthew Broderick- Vendi Sinagoga Angel Oresanz, New York- Ajo tashmë është penduar që nuk zgjodhi një fustan siç e do tradita atë ditë, edhe pse mbetet një zgjedhje e veçantë. Aktorja e njohur, që e ka veshur fustanin e bardhë në filmin Sex and the City, për dasmën e saj, zgjodhi një fustan mbrëmjeje të zi, Morgane Le Fay.