Festa e beqarisë së Xhensila Myrtezajt organizuar nga Class Events ku peizazhi marin zbutej nga penjuarët rozë, gotat e shampanjës, torta, tullumbacet, përcillte ndjesi shumë të këndshme, veçanërisht te vajzat që po bëhen gati të martohen...por nuk mbaroi me aq. Spektakli femëror i nuses së bukur dhe shoqeve të saj është zhvendosur në pyll për fotot zyrtare...

Xhensila duket mahnitëse me dy fustanet e bardhë që ka vendosur të veshë në këto foto, ndërsa për shoqërueset ka zgjedhur një mente të lehtë që të kujton kremin e cupcake-vë në një ëmbëltore franceze.

Mes vajzave është motra e Xhensilës, Alba, motra e Besit, Ana, mikesha e saj, Drilona Boçi e cila i organizoi festën e beqarisë dhe dy mikesha që janë shtatzënë...Fotot e djemve, ato që publikoi Besi dje, mund të jenë shumë argëtuese, por ku ka foto më emocionuese sesa këto të vajzave...