Në foton që Xhensila postoi sot në mëngjes nga dhoma e nuses, pamë nga larg fustanin dhe këpucët, por nga kjo video që ka postuar grimierja Sellma Kasumoviq në profilin e saj në Instagram, është lehtësisht e kuptueshme që këpucët e Xhensilës nuk kanë asnjë ndryshim nga ato të Hirushes. 

Nusja e sotme është një nuse ëndrrash dhe çdo element me të cilin është veshur është po aq ëndërrimtar.

 

@xhensilamyrtezaj 🔥🔥🔥 #jimmychooshoes

A post shared by Sellma Kasumoviq (@sellmakasumoviq) on

Siç duken qartësisht në këtë video, zgjedhja është perfekte. Marka e famshme e këpucëve Jimmy Shoo është e njohur për stile glitter, të mbushura me gurë e të dizenjuara enkas për nuse ëndrrash. Ashtu si, pa asnjë dyshim, do të jetë edhe Xhensila sonte.