Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku pas disa orësh festojnë dasmën e tyre. Siç u zbulua nga ftesat, damsa e çiftit të njohur do të zhvillohet sot në Pallatin e Brigadave në orën 19.30...

Ndërkaq Xhensila Myrtezaj ka postuar një foto pak më parë, ku kuptohet që ajo po i kalon orët e përgatitjes për mbrëmjen e rëndësishme si një princeshë. Veshur me një penjuar rozë, me shkrimin "Nuçe to be" në shpinë, me një gotë aperitivi në dorë, e grimuar dhe e krehur duke pritur vetëm stilimin e fundit, ajo i ka treguar Besit përmes instagramit, por edhe mijëra ndjekësve, si po i kalon orët para dasmës.

Ajo që bie shumë në sy, pavarëisht bukurisë së Xhensilës që të mbërthen, edhe për shkak të kureshtjes së lartë për veshjen e saj, është sfondi i fotos, ku duket një fustan nusërie, i ngushtë, me dekolte të theksuar që zgjerohet lehtësisht deri në fund, si edhe këpucët glitter dhe buqeta e nuses...Të jenë këto zgjedhjet e Xhensilës për ditën e sotme?!

 

NUCE TO BE... 👰 @bes_kallaku ❤️

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Janë thjesht të mrekullueshme, por ende kemi dyshimet tona që Xhensila ia ka treguar Besit dhe gjithë ndjekësve që tani fustanin e saj...