Performanca e Ana Likës dhe Albi Isakajt në DWM, të hënën e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve edhe për shkak të puthjes në buzë që Ana dhe Graciano, balerini i njohur i trupës së baletit në Tv Klan, shkëmbyen me njëri-tjetrin në fund të kërcimit.

Edhe pse Albi e pyeti Gracianon me habi “ç’ishte ajo puthje në buzë?”, u duk se diçka kishte qenë e paramenduar në koreografi, por pati edhe diçka që doli jashtë parashikimit.

I ftuar këtë pasdite në Pop Culture në Top Channel, Graciano Tagani ka shpjeguar edhe skenën që “me gjasë” doli jashtë parashikimit. Siç rrëfeu ai, me Anën ka plot 16 vite që njihet, janë miq shumë të mirë dhe puthja skenike ishte menduar si një detaj për ta bërë më intriguese performancën:

Unë me Anën njihemi prej 16-vjetësh dhe menduam çfarë të bëjmë ndryshe... dhe thamë hajde të puthemi”, - tha Graciano duke shtuar se puthja nuk ishte fare e rastësishme në skenë, megjithatë ai u ndie shumë mirë pas saj: “Po më thua që puthja ishte edhe një flirt?” – e pyeti Kelvi Gracianon dhe ai ia ktheu: “Nga ana ime po, thjesht u ndjeva shumë mirë...”

Po Ana çfarë mendon për këtë? Kur Ana të pranojë që pas asaj puthjeje skenike ka edhe një flirt dhe të vijë ta thotë atë publikisht, edhe Graciano do të bëjë të njëjtën gjë, shtoi më tej balerini duke nënvizuar se ai dhe Ana janë miq të ngushtë prej vitesh.