Ok, të gjithë e mësuam se Ana Lika erdhi në DWM jo për të kërcyer e për të marrë sa më shumë pikë, por për të gjetur burrë. Nga java në javë, kuptuam se aktorja e kishte seriozisht këtë punën e burrit, meqenëse vazhdimisht ngacmohej dhe ngacmonte disa prej djemve bukuroshë të kastit të DWM.

Por sonte, performanca e Anës dhe partnerit të saj, Albi, i ka mahnitur të gjithë. Si rrallëherë, koreografia e Albit ishte më provokuese, por jo aq sa Ana të përfundonte me një puthje në buzë me balerinin e trupës së baletit, Graciano.

Pasi përfundoi performanca e çiftit, Albi Nako iu kthye Anës: “Moj Ana, kush të tha ty të puthesh në buzë me Albin? Kjo nuk ishte në skenar...”

Menjëherë pas pyetjes së Albit ndërhyri Alketa, e cila tha se puthja është një ndjesi emocionale, e cila nuk ka nevojë për skenar.

Ana dhe Albi e kanë emocionuar të gjithë publikun me perfomancën e tyre sonte dhe këtë e kanë vërejtur edhe anëtarët e jurisë, përfshirë edhe Bertin. Ai tha se Ana është një kërcimtare shumë e mirë, ndërsa Albi shkoi edhe më tej: “Ana, je një ekzibicion në skenë...” – tha ai duke e vlerësuar më notë maksimale performancën e çiftit.