Në javën e katërt të spektaklit të Dance With Me 4 dy personazhe të rinj do i bashkohen kastit të Vip-ave që do të kërcejnë çdo javë në televizionin Klan. Të dy konkurrentët e rinj, janë dy figura mjaft të njohura për publikun shqiptar. Ajo është një nga portetet më të spikatur të bukurisë dhe modës shqiptare.

Aurela Hoxha do të na imperesionojë çdo javë më kërcimet e saj në një ndër spektaklet më të ndjekur në ekranet shqiptare. Fashion blogerja me 400 mijë ndjekës në Instagram, në fakt është shfaqur 10 vite më parë në ekran tek emisioni “E Diela Shqiptare”, ku mes 83 vajzave, ajo është zgjedhur për të qenë shoqëruesja e Ardit Gjebresë në këtë program të së dielës.

Aurela ka qenë gjithashtu autore dhe modetarore e serialit televiziv "Albanian’s Nex Top Model" për dy edicione. Ajo ka ideuar revistën dhe agjencinë e parë të modës, "Aurela Style".

Një program tjetër që Aurela ka qenë drejtuesja e saj, është “Shopping Queen”. Përveç modës, Aurela ka edhe një tjetër talent për sa i përket aktrimit.

Ajo ka qenë pjesë e kastit të filmave “Tirana 14”, “Kokrrat”, dhe për momentin është pjesë e filmit që po xhirohet “Dashuria e bjeshkëve të Namuna”.

Mehdi Malkaj

Personazhi i dytë që do i bashkohet kastit të Dance With Me është një emër i artë i kinemasë dhe teatrit shqiptar. Me mbi 40 vite eksperiencë në skenë si aktor, Mehdi Malkaj do të vijë të na tregojë edhe aftësitë e tij në kërcim. Malkaj është një ndër figurat më të dashura të humorit shqiptar.

Ai numëron plot 100 role në filma, teatër dhe seriale televizive. Ai i ka lëvruar të gjitha gjinitë e artit skenik. Malkaj ka një aftësi brilante të transformimit të figurës artistike. Prezenca e tij në këtë spektakël, do e bëjë më të veçantë këtë serial vallëzimi.