Zbuloni cilat janë këmbët më të bukura në botë


Nga Ina Haxhiaj

Nëse prisni një emër të përveçëm për t’i veshur cilësinë e këmbëve më të bukura në botë, dilni para pasqyrës, shihni reflektimin tuaj në të dhe me një zë sa sensual aq edhe potent nga vetsiguria thoni emrin tuaj. 

Sepse jeni pikërisht ju, femra me këmbët më të bukura në botë, mjafton të vishni çorapet ose getat e duhura për ti dhënë vetes gjithë delikatesën dhe brishtësinë e një imazhi të parezistueshëm, siç di të jetë vetëm ai femëror. Në çdo film të vjetër të viteve ‘50 ‘60 atëherë kur imazhi i një femre të bukur nuk mund të konceptohej pa fustanin treçereksh, të ngushtë në bel, të lirshëm e të derdhur mbi ije, me flokët e thonjtë e kuruar dhe këmbën e dalë në të çarën ndjellëse të fustanit ku më shumë sesa të shuan etjen të jep aq sa për të të ftuar shkujdesur dhe si pa "qëllim" në një lojë flirti shumë më të ëmbël dhe sensuale.

Sa na mungojnë sot ato lloj femrash dhe sa pak të tilla që shohim vërdallë. Sa pak janë ato që intimen e mbajnë vërtet intime dhe ndajnë me të gjithë vetëm sekretet që shumëkush mund t’i imagjinojë por vetëm një fatlum do mund t’i zbulojë ato.

Eh, ndoshta janë të tjera kohë dhe të tjera qasje këto sot që femra ka ndaj shoqërisë ama që të gjithë i adhuronim "klasiket" e dikurshme dhe po me të njejtën ëndje do t’i kthenim kokat sërish teksa imazhi i tyre na kalon si magji, këtë e themi me shumë siguri. Aq sa me po të njëjtën bindje dimë se të tilla ka ende mes nesh, edhe pse të fshehura disi si perlat në fund të detit që presin momentin dhe njeriun e duhur për të shkëlqyer. Dhe nëse edhe ti ndihesh se je një klasike, një madam, një koketë e lindur dhe një femër e vërtetë në dukje dhe ndjesi, ja ku po të japim një këshillë tejet të vlefshme. Një këshillë për t’u ruajtur e pakërcënuar nga trendet e momentit  dhe nga çmimet stratosferike që kanë artikujt që stili jot kërkon.

 Është pikërisht Goldenpoint, aleati më i mirë veç parfumit dhe buzëkuqit të kuq që zë në ritualin tënd të bukurisë së përditshme një vend dominant. Geta me design-e florale, të thjeshta, të zeza, të buta, të rehatshme por dhe shumë sensuale njëkohësisht për t’i dhënë pamjes suaj, me minimumin e shpenzimit ekonomik maksimimun e sensualitetit femëror.

 Një linjë intimosh sa delikate aq edhe potente dhe tërheqëse. E ndersa liria vjen kur je fare e zhveshur me to veshur do të ndjeheni edhe kështu po njësoj e lirë! Por ky është një detaj që duhet provuar dhe fjalet e tepërta e përshkrimet e tejzgjatura ia humbasin magjinë, prandaj nëse iu themi se për shumë pak para, një komplet i tillë mund të bëhet i juaji ndoshta nuk do të mendoheni më dy herë për ta pasur një të tillë.

Sepse femrat e vërteta e dinë se ku realisht qëndron fuqia e tyre dhe se me cilën pjesë të pamjes në dukje të padukshme duhet të kujdesen më së shumti.

Ndoshta sytë kapin vetëm sipërfaqen, por bukuria e vertetë, gjendet si gjithmonë fshehur nën të, një bukuri që shumëfishohet nëse është e veshur me Goldenpoint! Na besoni për këtë…

Dyqanin e gjeni ne TEG, QTU, rruga Vaso Pasha, bulevardi Epidamn ne Durres dhe nëse doni të shihni më shumë artikuj, mjafton thjesht të klikoni këtu