Liu-Jo apo Liu-PO?

A mund t'i thuhet Liut Jo?

Ne do t’i themi po edhe pse Liu na thotë jo! E ndërsa s’mund t’i përgjigjemi negativisht një dyqani të tillë, le të vazhdojmë të lundrojmë në gamën e gjerë të super- artikujve që na ofrohen çdo ditë nga ky brand.

Veshje të bukura, të veçanta dhe një përgjigje shumë interesante ndaj fjalës së fundit të modës! Jemi të sigurta që tani do na thoni se jeni mëse të vetëdijshme për këtë fakt e në rastin e “Liu-t”, mund të vërtetojmë 100% shprehjen e famshme “ç'ka vitrina, ka magazina”.

Dhe po, me Liu-PO një vajzë mund të dashurohet që në momentin që sheh vitrinën, ku eleganca dhe klasi që shprehet te veshjet e saj është gjithmonë “on top” dhe vitrina të tilla i shohim rrallë, shumë rrallë në rrugët e Tiranës.

Kujtoni vetëm pak klasin e backpack-ut të këtij brandi, këtë lloj çante që të gjithë e konsiderojmë sportive, Liu-Jo na e sjell tres-chic…Por jo vetëm, printet e lulëzuara të këtij sezoni të kombinuara me shije në të gjitha veshjet, këpucët dhe aksesorët janë të përshtatshme për çdo stil vajze, për çdo moshë dhe absolutisht për të gjitha linjat!

Është pikërisht ky, vendi ku shkëlqimi metalik, xixat dhe ngjyrat elektrike ngjajnë aq chic sa herë- herë mund të duken edhe minimaliste. Pak e saktë me pak fjalë.

Ne s’mund t’ju themi gjë tjetër tani, veçse adresën për të vrapuar tek ky dyqan që nuk është tjetër veçse një bukuri që bën “muuuu..”’-“ah” pranë Vesa Center…Thuajini edhe ju PO, dhe përdoreni JO-në vetëm për të shqiptuar emrin e brandit më “in” në qytet. Liu-Jo, një po apo jo, por ne të themi gjithmonë PO!