Fama e Master Chef-it, pas së cilës të gjithë e identifkuan, e pëlqyen dhe e “urryen” Renato Mekollin nuk iu zbeh edhe pas pjesëmarrjes në Dance With Me. Me gjithë sfidën e re që mori përsipër, gjatë këtyre javëve, Renato pati edhe të tjera suksese në karrierën e tij si kuzhinier, meqenëse botoi edhe librin me receta “Sekretet e shijes”, por ka gati edhe restorantin e tij të ri që do ta promovojë pas pak ditësh.

Në festën pas finales së Dance With Me, në Padam Tirana, Renato takoi edhe kolegun e tij në Master Chef, Fundim Gjepalin, i cili përfitoi nga rasti për ta uruar dyfish: për kupën në Dance With Me, si dhe për librin me receta që publikoi pak javë më parë.

Veҫ urimeve dhe përgëzimeve, dy miqtë e vjetër folën edhe për projektet e reja në karrierën e tyre. Renato, së shpejti do të hapë restorantin e tij, ndaj edhe Fundimi i jep këshillat e tij për të larguar “konkurrencën”.