Të gjendur në të njëjtin orar në Varrezat e Dëshmorëve për të kujtuar ditën e dëshmorëve, idhëtarët e diktatorit Enver Hoxha dhe mbështetësit e Partisë demokratike janë përplasur edhe fizikisht.

Ndërhyrja e policies ka qetësuar situatën, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha pas homazheve është shprehur I vendosur për të ccuar përpara iniciativën ligjore për ndalimin e simboleve të komunizmit.

Më herët panorama në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ishte krejt e ndryshme, kur kryeministri Edi Rama dhe presidenti ilir meta pas përshëndetjeve në dukje miqësore së bashku morën pjesë në ceremoninë zyrtare për 5 majin. Presidenti përcolli dhe fjalën e rastit përpara gazetarëve.

Në fund të ceremonisë nuk munguan sërish përshëndetjet e ‘përzemërta’, kryeministri qëndroi në pritje të përfundimit të deklaratës së Metës.

Burimi: Tv Klan