Reshje intensive që kanë përfshirë të gjithë vendin do të vijojnë edhe gjatë orëve të ardhshme.  Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar hartën e zonave më të rrezikuara duke theksuar se gjatë orëve të ardhshme do të ketë shtrëngata të forta në pesë qytete dhe, po ashtu, një rrezik i madh i rrëshqitjeve së tokës në shumë zona të Shqipërisë.

IGJEUM, në buletinin e fundit mbi rreziqet natyrore jep paralajmërimet e nevojshme dhe nxjerr hartat me zonat e rrezikuara.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.09) reshjet do të përfshijnë gjithë vendin dhe në qarkun e Shkodrës ato do të jenë edhe intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Nesër (e diel, dt.10) pritet që të ketë reshje kryesisht paradite, me një intensitet i cili do të ulet ndjeshëm në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Priten reshje dëbore në zonat malore.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 °C / 10 °C në vendet e ulëta: 5 °C / 9 °C në vendet malore: -3 °C / 5 °C.

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.09) do të fryjë mesatare, ndërsa nesër (e diel, dt.10) do të dobësohet dhe do të fryjë e lehtë.