Pamja e re e Tiranës, qyteti që prej dy vjetësh ka njohur ndryshime të dukshme, është edhe meritë e kryetarit të saj, Erion Veliaj, i cili administron kryeqytetin që nga viti 2015. Pikërisht për këtë miradministrim, Dhoma Kombëtare e Tregtisë i ka akorduar Veliajt të enjten gjatë një mbrëmjeje gala, çmimin special “Administratori më i mirë i vitit 2017”.

Ky vlerësim vjen në shenjë mirënjohjeje që komuniteti i biznesit ka ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, pasi administrimi i mirë i qytetit sjell edhe një klimë më të mirë për të bërë biznes në Tiranë.

Ky nuk është çmimi i parë që merr kryetari i bashkisë së Tiranës, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. Vetëm pak javë më parë, ai u vlerësua me çmim për iniciativat inovative që ka ndërmarrë në krye të bashkisë së Tiranës.