Nëntori do të mbyllet i ftohtë dhe me reshje shiu e bore. Shirat e rrëmbyer, që kanë nisur pasditen e kësaj të diele, do të vijojnë edhe gjatë ditës së hënë në shumicën e territorit të vendit. Meteorologët parashikojnë se gjatë natës së sotme, temperaturat do të zbresin deri në 1 gradë celsius. Në këto kushte, priten edhe reshje dëbore në veri dhe lindje të vendit. Temperaturat e ajrit rriten lehtë mëngjesin e së hënës, por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.

Meteorologët parashikojnë se gjatë gjithë javës shirat do të mbulojnë një pjesë të madhe të hartës së vendit, duke u përqendruar sidomos në zonat veriperëndimore dhe juglindore. Mesnata e të dielës do të sjellë jo vetëm shi, por edhe stuhi të forta ere në bregdetin e jugut. Shpejtësia e erës mendohet të jetë 70 km në orë, duke bërë që deti të jetë i trazuar.

Meteoalb parashikon se të hënën shirat do të vijojnë dhe temperaturat e ulëta do të përfshijnë të gjithë territorin.