Lionel Messi fitoi për të katërtën herë Këpucën e Artë këtë të premte, pasi u shpall golashënuesei më i mirë i vitit. Ylli i Barcelonës, pasi shënoi 37 gola sezonin e kaluar në La Liga, u barazua kështu me kundërshtarin e përjetshëm, Kristiano Ronaldon.

Messi falënderoi shokët e skuadrës për ndihmën dhe mbështetjen e madhe gjatë këtyre viteve që kur ai debutoi në skuadrën e Barcelonës, 13 vjet më parë. Pas marrjes së çmimit, Mesi u shpreh: “Jam përmirësuar shumë në lojën time. I kam shtuar elementë të rinj repertorit tim. E kam thënë gjithmonë që çmimet individuale janë rezultat i punës në grup. Nuk do e fitoja dot pa ndihmën e madhe të shokëve të skuadrës. E shijoj çdo ditë e më shumë faktin që jam futbollist.”

Por ndeshjen e mesjavës në Champions ndaj Juventusit, Mesi e nisi nga stoli dhe për këtë tha: “Gjithmonë bën bujë lajmi kur unë jam në stol. Është e vërtetë që nuk më pëlqen të jem jashtë skuadrës, dua të ndihmoj shokët në fushë, por jam sezoni është i gjatë dhe duhet të kujdesem për veten.”